×
  • Showbiz
  • Show

    Fitorja e Suedisë në Eurovision ndez ‘teori konspiracioni’ për të shkuarën

    Insajderi
    16 May 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fituesja e këtij edicioni të Eurovision 2023, Loreen, këngëtarja që siguroi fitoren e Suedisë në Eurovision 2012 me këngën “Euphoria”, është bërë gruaja e parë në histori që e fiton dy herë këtë event. Por, mes festimeve të shumta shikues të ndryshëm vrisnin mendjen nëse rezultati i finales së të shtunës ishte “i manipuluar”.

    Kënga e Loreen “Tattoo” doli e para me 583 pikë të mbledhura nga juria e publiku, ndërsa ajo e Finlandës u rendit ngushtë e dyta me “Cha Cha Cha” nga Käärija me 526 pikë. Juritë kombëtare vendosën në favor të Loreen, por kjo ka shkaktuar kritika të gjera në lidhje me sistemin e votimit nga spektatorët.

    Por, një reagim akoma më të gjerë mori teoria e konspiracionit që lidhte fitoren me grupin e njohur suedez ABBA kur ata ishin konkurrentë të festivalit dhe e fituan në vitin 1974 me këngën e famshme “Waterloo”. Fitorja e djeshme e Loreen do të thotë që festivali vitit 2024 do të mbahet në Suedi dhe kjo ndodh në përvjetorin e 50-të të fitores së tyre.

    Prandaj shumë vëzhgues dyshonin se suksesi në Liverpool ishte më shumë sesa thjesht një koincidencë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kënga fituese “Tattoo” tingëllonte shumë e ngjashme me hitin e njohur të grupit ABBA, “The Winner Takes It All” (Fituesi merr gjithçka).

    Mbrëmë para njoftimit të rezultateve, ish-anëtari i grupit ABBA, Björn Ulvaeus u shfaq në një video mesazh ku duke folur për eksperiencën e tij në festival, tha: “Kush e di se ku mund t’ju çojë ky rrugëtim…”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark