Pas humbjes me Bjellorusinë, Federata e Futbollit të Kosovës ndau rrugën me trajnerin Giresse dhe tashmë është në kërkim për pasuesin e tij.
Një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Dardanëve është edhe ish-futbollisti i Milanit dhe ish-trajneri i Ukrainës, Andri Shevchenko. Legjenda e Milanit i është propozuar FFK-së, me ukrainasin që është i gatshëm për një aventurë të re.
Përveç Shevchenkos, kandidat është edhe ish-trajneri i Kamerunit, Antonio Konçesao. Ndërkohë që është lakuar edhe emri i Ilir Dajës, me trajnerin e Ballkanit që drejtoi kampionët e Kosovës në grupet e Conference League.