×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Fjalimi i Kurtit për Ivanoviqin/ Deliu: Osmani heshtë kur në temat ku kryeministri “zhytet”

    Insajderi
    17 January 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interes e komunitetit e qytetit të tij. Ky fjalim i Kurtit u përcjell me reagime të shumta.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani vazhdimisht heshtë në temat “ku zhytet” Albin Kurti.

    Ajo ka kërkuar që Osmani duhet të deklarohet nëse pajtohet ose jo me Kurtin.

    “Presidente, qoftë edhe si bashkëvendase, si mitrovicase, na trego se “nuk do ta harrosh kurrë natën e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000”.  Presidente, është e ditur publikisht se për natën e tmerrit është i dënuar Oliver Ivanoviq. Prandaj, dil dhe fol”, ka shkruar Deliu ndër tjerash në Facebook.

    “Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti”, thotë Deliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark