Sapo ka filluar ndeshja në mes klubit të madh turk, Besiktas dhe nënkampionit të Shqipërisë, Tiranës.
Në “Beshiktash Arena”, stadiumi më modern dhe ndër më të mëdhenjtë në Turqi sa i përket kapacitetit, 42.900 vende, pritet të jetë një numër prej rreth 40.000 tifozësh në ndeshjen e parë zyrtare të skuadrës turke.
Siç konfirmon gazetari i Top Channel, Endi Tufa nuk do të mungojnë edhe tifozët shqiptarë të cilët tashmë e kanë kthyer në traditë praninë e tyre kudo ku luajnë klubet tona.
Këtë gjë e konfirmon flamuri kuqezi në tribunën kryesore të tifozerisë turke në Stamboll.