×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Flet aktorja që e publikoi videon e rrahjes së të moshuarës

    Insajderi
    02 November 2022 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktorja kosovare Kaltrinë Zeneli ka publikuar sot videon ku shihet një grua e moshuar teksa rrihet nga disa punonjëse të qendrës për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë.

    Zeneli tha se videon ia ka dërguar një person që nuk ka dashur të bëhet publik, ndërsa tha se edhe vet është tmerruar nga pamjet.

    “U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk disha as çka me shkru”, tha Zeneli.

    Kaltrina thotë se ndihet mirë që kjo “për pak orë u bë kaq e madhe dhe organet reaguan shpejt”.

    “Hala jam tu u dridhë. Nuk po di as çka me thanë”, tha ndër tjerash aktorja në Frontal të T7.

    Policia i ka arrestuar tre punonjëse të qendrës “Orenda” në Pejë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark