×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandaloze | E moshuara që u rrah nga infermieret është nëna e dëshmorit

    Insajderi
    02 November 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova është tronditur nga një rast i rëndë që ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”. Një grua e moshuar shihet duke u rrahuar brutalisht nga infermierët e kësaj shtëpie.

    Siç ka mësuar Insajderi, e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.

    “Kjo gruaja e sulmuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura i vrarë në maj 99-ës në betejën e qytetit të Gjakovës, i tha ky burim Insajderit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se dhunuesja kryesore që shihet në këtë video është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë.

    Pelaj shihet duke e goditur me shuplaka në fytyrë, pa pikë dhimbje të moshuarën.

    Pamjet e rënda janë publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.

    “Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

    Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj, Agron Kukaj dhe Esmira Kukaj.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ndaj dy dhunueseve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark