×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Flet babai i dy të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares

    Insajderi
    26 January 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hajdar Rexhepi, babai i dy të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares ka thënë se e përkrahë secilin vendim të organeve. Ekrem Rexhepi e Shkelqim Kamberi bashkë me tre të mitur tjerë tash e pesë muaj për këtë u privuan nga liria. Të njëjtit akuzohen për dhunimin e nje 11 vjeçareje, në gusht të vitit që lamë pas.

    Hajdar Rexhepi babai i dy prej të akuzuarve thotë se e përkrahë çdo veprim që vjen nga organet e rendit.

    “Kit rast ja kam lanë policisë dhe prokurorëve të shtetit të Republikës së Kosovës” – tha ai për T7.

    Rexhepi pohon gjithashtu që djemtë nuk e kanë qenë në dijeni për këto zhvillime.

    Pesë të dyshuarit do të vazhdojnë të jenë në paraburgim deri në muajin shkurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark