×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Flet gjuetari kosovar që postoi drenushën e vrarë në Facebook

    Insajderi
    08 November 2022 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjuetari Ardian Rexhepi ka folur për Gazetën Insajderi lidhur me publikimin e fotografisë së drenushës së vrarë, në Facebook.

    Ai i tha Insajderit, se rasti ka ndodhur në Gjermani dhe se nuk ka të bëj me gjueti ilegale.

    Sipas tij, në Gjermani ekziston një vend i veçantë ku lejohet gjuetia ndaj drenushave dhe kafshëve të tjera.

    “Rasti ka ndodhur në Gjermani dhe nuk ka të bëj me gjuetinë ilegale. Në Gjermani ekziston vendi i veçantë ku lejohet gjuetia ndaj drenushave”, tha Rexhepi për Insajderin.

    Madje, Rexhepi ka dërguar në redaksinë e gazetës një fotografi ku tregon se rasti ka ndodhur më 12 tetor të këtij viti.

    Po ashtu, ai ka treguar se vrasjen e drenushës e ka kryer një shok i tij gjerman.

    Sot në media është publikuar një fotografi e drenushës se vrara duke u akuzuar Rexhepi për gjueti ilegale në Kosovë.

    Mirëpo një gjë e tillë nuk qëndron.

    https://insajderi.org/gjuetari-kosovar-e-vret-nje-drenushe-dhe-e-publikon-ne-facebook/?fbclid=IwAR20BFEM22HmQ4XX84mKsW_xyjXednmaoky14O3jTrog8eDiKeceVbhcQKg

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark