×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Forcat shtesë për shkak tensioneve në Veri, Bosch: Situata mund të dalë jashtë kontrolli

    Insajderi
    04 December 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch ka deklaruar se situata në Veri të Kosovës mund të dalë jashtë kontrollit, shkruan Insajderi.

    Këtë Bosch e thotë duke u bazuar në vendimin e NATO-s për rritjen e numrit të forcave në veri të vendit.

    “Nuk e di nëse NATO ka informacion se situata mund të dalë jashtë kontrolli por duke pasur parasysh rritjen e numrit të trupave nuk mendoj se ata do të shtoheshin, nëse nuk do të kishte asgjë“, ka thënë ai për Insajderin.

    Ambasadori holandez ka komentuar edhe vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë e Serbi.

    “Vizita e Sekretari të NATO-s është gjithashtu një tregues i qartë se NATO e merr situatën seriozisht”, ka deklaruar Bosch.

    Duke folur për situatën e sigurisë në vend e rajon, Bosch theksoi se rreziku i vërtetë vije nga Rusia.

    “Shqetësimi dhe brenga më e madhe duhet të jetë Rusia“, potencoi ai.

    NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

    Aleanca Veri-Atlantike, dy muaj më parë konfirmoi se ka autorizuar forca shtesë në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

    Në njoftimi thuhej se KFOR-i do të ndërmarr veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    “Që nga maji, ne kemi rrit praninë e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”, thuhej në komunikatë.

    Theksohej se KFOR-i vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët, në Beograd, në Prishtinë, si dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik.

    “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, potencohet mes tjerash në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark