Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë një jetë që rivalizojnë njëri-tjetrin në fushën e gjelbër. Por jashtë saj duket se kanë gjetur mirëkuptimin.
Super-yjet e futbollit janë bërë bashkë së fundmi duke pozuar në një fotografi, e cila është shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Në fotografi ata shfaqen duke luajtur një lojë shahu, mbi një valixhe të markës “Louis Vuitton”, e cila përdoret për vendosjen e trofeve të Kupës së Botës, të cilat fituesit i marrin me vete në shtëpi.
“Fitorja është një gjendje shpirtërore”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë tashmë virale gjithandej.
Dyshja kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale. Por, kësaj here padyshim se për nga numri i pëlqimeve në Instagram dhe Facebook fitoi portugesi.
Fotoja e publikuar nga fituesi i 5 topave të artë mori miliona pëlqime më shumë.
Sulmuesi i Manchester United është edhe personi me më së shumti ndjekës në Instagram. Gjithsej 499 milion.
Ndërsa, fituesi i 7 topave të artë numëron gjithsej 376 milion ndjekës.