×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Franca rrezikon humbjen e kredibilitet, gazetari që adhuron Kurtin e granaton me kritika të ashpra

    Insajderi
    13 October 2022 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme u raportua se Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, çështje të cilën sot, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian, e diskutoi për herë të parë.

    Pas kësaj Gëzim Mekuli, gazetar i afërt më Lëvizjen Vetëvendosje ka shpërthyer në kritika të ashpëra ndaj BE-së.

    Mekuli përmes një statusi të gjatë në rrjetin e tij social “facebook”, tha së mos liberalizimi i vizave është tallje, duke ftuar qytetarët që të kthjellen.

    “Ju duhet të zgjoheni nga dopingimi i “demokracisë” parisiane e nga mediat-droguese shqipe. Sa më herët të kthjelleni, aq më mirë do ti keni punët.  Pse e them këtë e pse mendoj kështu? Poshtërimi dhe tallja me Vizat turistike, është treguesi më kokëfortë se vetëm Bashkimi i kombit shqiptar në një shtet demokratik, me të drejta të plota për pakicat brenda këij shteti, do të jetë grushti që do i ipej byrokracisë së qelbur e prosllave “parisiene”, shkroi ai.

    Ai u shpreh i ashpër sidomos ndaj Francës duke e cilësuar si shumëftyrëshmëri.

    “Shumëftyrëshmëria magbethiane e Francës tregon dhe po dëshmon se cështja shqiptare është e pazgjidhur; është e pazgjidhur si politikë, e jo si histori e si arkeologji. Është kombi i vetëm europian, që edhe sot mbetet i ndarë në 5 shtete, i grimcuar, i kolonizuar, i vjedhur e i poshtëruar, herë nga të huajt, e herë-herë nga tanët”, tha Mekuli ai ndër të tjerash.

    Gazetari i afërt më Lëvizjen Vetëvendosje shtoi së sot demokracia u pushkatua në Paris.

    “Parisi, kjo mekë e qytëtërimit ka dekada që është shndëruar në dekadencë dhe në ikonë të jovlerave. Parisi i Hygosë e i Volterit po i  vjedhë oksigjenin publik shqiptarëve europian; Vrasje kolektive psikologjike është kjo. Përqeshje poshtëruese është kjo. O përjashtim e përdhunim është kjo”, tha ai.

    Ndryshe sot Komisioni Evropian prezantoi përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.

    Sipas presidencës çeke, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Europian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

    Por presidenca çeke bën të qartë, se për të përparuar në këtë kuadër, do të jetë e nevojshme për të sqaruar një sërë temash të lidhura me liberalizimin e vizave dhe për të vazhduar diskutimin.

    Postimi i plotë i Gëzim Mekulit:

    Të nderuar shqiptarë në Prishtinë, në Shkup, në Luginë, Ulqin e në Tiranë,

    Ju duhet të zgjoheni nga dopingimi i “demokracisë” parisiane e nga mediat-droguese shqipe. Sa më herët të kthjelleni, aq më mirë do ti keni punët.

    Pse e them këtë e pse mendoj kështu?

    Poshtërimi dhe tallja me Vizat turistike, është treguesi më kokëfortë se vetëm Bashkimi i kombit shqiptar në një shtet demokratik, me të drejta të plota për pakicat brenda këij shteti, do të jetë grushti që do i ipej byrokracisë së qelbur e prosllave “parisiene”.

    Ja, janë vetëm dy elemnte, janë pra vetëm ‘Vizat’ për Kosovën, dhe lakmia 25 vjecare për luksin nga gazi-nafta e Putinit në Europë, që na i hapi sytë e na kthjelli se sa i tmershëm, sa i dëmshëm e sa vrasëse është monopolizimi i demokracisë, sa robnuese është grabitja e fjalës së lirë, sa gjakderdhese është monopolizimi i medias dhe kontrollimi i lajmit nga “kombet elite”,e  sa varfëruese është grumbullimi i ekonomisë në duar të ca oligarkëve.

    Të dashur lexues,

    Demokracia sot u pushkatua në vendlindjen e sajë; Ajo u plagos e vdiq në Paris!

    Parisi, kjo mekë e qytëtërimit ka dekada që është shndëruar në dekadencë dhe në ikonë të jovlerave. Parisi i Hygosë e i Volterit po i  vjedhë oksigjenin publik shqiptarëve europian; Vrasje kolektive psikologjike është kjo. Përqeshje poshtëruese është kjo. O përjashtim e përdhunim është kjo!

    Krejt për n’fund, të dashtun lexues të mi: Nuk i lëshohet tokë cetnikëve t’Beogradit as për Viza turistike 90 ditore, e as për hatër t’Parisit, as për hatër t’Beogradit e as për hatër të Putinit.

    Parisi, kjo thembër e Akilit e demokracisë bashkëkohore europiane dhe taksirati i kombit shqiptar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark