×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Furnizimin me ujë në Drenas, Ujësjellësi jep detaje

    Insajderi
    22 January 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve, është duke vazhduar turbullira e lartë e ujit në kanalin e Ibrit.

    Në njoftimin e lëshuar kanë treguar se në Drenas e kanë filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit të sotëm.

    “Drenasi sot furnizohet nga ora 6:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës. Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë”, thuhet në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark