×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gafa e re nga Joe Biden – presidenti amerikan ngatërron presidentin e një shteti

    Insajderi
    09 February 2024 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi prokurori special amerikan, Robert Hur, ka publikuar një raport prej 345 faqesh që trajton fshehjen e dokumenteve sekrete nga presidenti amerikan, Joe Biden që nga viti 2017, presidenti amerikan ka organizuar një konferencë për shtyp.

    Gjatë konferencës, udhëheqësi amerikan ka komentuar raportin e prokurorit duke theksuar se kujtesa e tij është mirë dhe nuk e ka problem të kujtojë ngjarje të rëndësishme.

    Megjithatë, gjatë prononcimit Biden bëri një gabim duke e quajtur presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi si president të Meksikës.

    “Fillimisht presidenti Sisi i Meksikës nuk dëshironte të hapte kufirin që ndihma humanitare të hynte në Gazë. Unë bisedova me të dhe e binda ta bënte. Kam biseduar edhe me Netanyahun që të hap kufirin. Ka shumë njerëz të pafajshëm që po vdesin nga uria dhe kjo duhet të ndalet”, tha 81-vjeçari.

    Kjo duket të jetë gafa e tretë që ai ka bërë gjatë kësaj jave. Në një nga fjalimet e tij në Nevada, ai deklaroi se në vend të Emmanuel Macron është takuar me presidentin francez Francois Mitterrand.

    Gafa e dytë ka të bëjë me Gjermaninë. Në vend të Angela Merkel, Biden tha se në vitin 2021 ka biseduar me kancelarin Helmut Kohl, i cili në fakt ka kohë që ka vdekur. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark