×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Hisen Berisha”, Cilët janë deputetët që kanë pasur “telashe” me mëditjet?

    Insajderi
    09 March 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar nga administrata që deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj, të mos i paguhet mëditja e seancës, pasi sipas kryeparlamentarit ajo kishte qëndruar në sallë vetëm 10 sekonda.

    Këtë deklaratë të Konjufcës e ka demantuar Reshitaj, ku në mes tjerash i ka kërkuar atij t’i tërheq fjalët e thëna.

     “Nuk ka qëndruar në seancë 10 sekonda, por gjysmë ore. Më vjen shumë keq për këtë deklaratë të kryetarit të Kuvendit. Më vjen shumë keq. Shpresoj të reflektoni dhe të tërhiqeni nga ato fjalë të pavërteta për mua”, ka thënë ajo.

    Por, “telashe” me mëditjet kanë pasur edhe deputet të tjerë të kuvendit.

    Më 19 prill të vitit të kaluar, deputetët e Partisë Demokratike kishin vendosur që në shenjë revolte ta lëshojnë seancën.

    Edhe pse deputetët kishin lëshuar sallën, pak minuta më pas, Blerta Deliu ishte kapur nga kamerat duke nënshkruar sikur ishte e pranishme në sallë.

    “Unë nuk e kam ditë që e kemi lëshu sallën sepse kam shku me vonesë në Kuvend. Kam kërkuar nga administrata e Kuvendit të mos paguhem për mëditjen e sotme. E kam marr edhe konfirmimin nga administrate sepse nuk paguhem për mëditjen e sotme sepse kam menduar që do të kthehemi në seancë”, kishte deklaruar Deliu.

    Më 6 prill 2016, deputetja, Ganimete Musliu, vetëm kishte nënshkruar dhe dalur nga salla, pra ajo në sallë ka qëndruar vetëm 1 minutë e 49 sekonda.

    Në seancën e 13 korrikut të vitit 2018, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kishte akuzuar deputetin e atëhershëm, Albin Kurti, se qëllimi i pjesëmarrjes së tij në Kuvend janë vetëm mëditjet.

    Por, ndryshe nga rastet e lartëcekua deputetja e Lëvizje Vetëvendosje në atë kohë, Shqipe Pantina kishte hezituar të marrë mëditjet për udhëtim jashtë shteti.

    Ose, Hysen Berisha para se të bojkotonte seancën kishte kërkuar nga kryetari, Konjufca që të ia heq mëditjen.

    “Keni thirr seancë për energjinë dhe po fyen inteligjencën e gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe po doni me prezantu situatën si të qetë e të mirë dhe kurgjë s’po ndodh…Unë z.kryetar sdo të jem pjesë e kësaj séance. Heqma mëditjen lirisht”, ka thënë Berisha./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark