×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Garë e ashpër mes dy klubeve angleze për yllin e Sevillës

    Insajderi
    13 December 2021 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea do të duhet të garojë me Manchester Unitedin për transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, gjatë afatit kalimtar veror.

    Francezi ishte i lidhur me kalimin te “Blutë” gjatë tërë vitit të kaluar, por skuadra angleze nuk arriti marrëveshje me Sevillan në vlerën e lojtarit.

    Skuadra spanjolle nuk është gati ta lejojë futbollistin të largohet në janar, por nga ana tjetër do e shesin në verë, nëse i plotësohen kërkesat nga klubet e interesuara.

    Man United raportohet se është në pozitë të fortë, me futbollistin që ka klauzolë lirimi me vlerë 69 milionë funte.

    Sidoqoftë, “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea vazhdon të vëzhgojë situatën e francezit dhe do rikthejnë interesimin nëse Antonio Rudiger largohet nga klubi.

    Rudiger pritet t’i bashkohet Real Madridit, andaj Chelsea me patjetër duhet të sjellë një qendërmbrojtës në skuadër.

    Kounde vazhdon të jetë ndër lojtarët kyç te Sevilla, ku këtë edicion ka zhvilluar 19 paraqitje në të gjitha garat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark