Gazetarja atraktive italiane, Diletta Leota ka pësuar një aksident të vogël që ka bërë të gjithë të qeshin, gjatë një paraqitjeje të ftuar në një program live, shkruajnë mediat italiane, transmeton Demokracia.com.
Diletta është rrëzuar në skenë gjatë një emision që po transmetohej direkt në televizion.
Të gjithë në studio, por edhe vetë prezantuesja, filluan të qeshin, çka do të thotë se nuk ka pasur lëndime.
Videoja natyrisht u përhap në rrjetet sociale dhe u bë hit i vërtetë.