×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gerhard Progni tregon sekretin e “vezëve të ziera”

    Insajderi
    13 December 2021 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti Gerhard Progni ia dhuroi fitoren dhe pozitën e parë skuadrës së tij, SC Gjilani me super-golin e shënuar në derbin kundër FC Ballkanit, që u zhvillua të dielën (dje). Gjilani fitoi derbin në udhëtim me rezultatin 0:1. Një gol, tre pikë që do të vlejnë shumë për pjesën e dytë të kampionatit, shkruan Insporti.com.

    Progni në një prononcim për emisionin “Sporti Total” në KTV ka zbuluar sekretin e formës të tij në këto 17 xhirot e parë të BKT Superligës.

    “Është e vërtetë. Para ndeshjes në hotel panë që kisha konsumuar dy ve të ziera dhe më thanë “paska mbaru, do të fitojmë”, transmeton Insporti.com.

    Kapiteni i Gjilanit po ashtu deklaroi se skuadra e trajnerit Ismet Munishi është e ndërtuar për titull të kampionit dhe se këtë po e dëshmon ndeshje pas ndeshjes.

    SC Gjilani mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara pas 17 xhirove të zhvilluara. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark