×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Gigi Hadid reagon pasi u sulmua nga Qeveria Izraelite

    Insajderi
    25 November 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stilistja Gigi Hadid, e cila është me prejardhje nga Palestina, vazhdoi të ofrojë mbështetje për vendin e saj pas sulmeve nga Qeveria Izraelite në rrjetet sociale.

    “Izraeli çdo palestinas e sheh si ‘terrorist’, çdo person që mbështet të drejtat palestineze si ‘antisemit’ dhe çdo hebre që është kundër veprimeve të qeverisë si ‘i urrej veten’ – madje u them se të heqin dorë nga JudaizmiPra, të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të gabuar përveç Izraelit? Nëse nuk do të ishte kaq e keqe dhe e shqetësueshme, do të ishte komike”, shkroi ajo në Instagram.

    Foto: Gigi Hadid/InstaStory

    Siç është e njohur, në tetor u shfaq një mesazh shqetësues në profilin zyrtar të qeverisë izraelite për Gigin.

    “Çkemi Gigi, historia tjetër është për ty. A ke fjetur gjatë javës së kaluar apo të është krejtësisht në rregull të bësh sikur nuk sheh që po vriten foshnjet hebre në shtëpitë e tyre? Heshtja jote tregon se çfarë mendon. Të shohim”, ishte një pjesë e mesazhit.

    Pas kësaj, ato publikuan një fotografi ku shihet një pjesë e dhomës së fëmijës dhe gjak në dysheme. “Gigi Hadid, nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua nuk kanë kuptim”, iu drejtuan ata. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark