Trajneri i Kosovës, Alain Giresse është shprehur optimist për ndeshjen me Bjellorusinë.
Ai ka folur nga Budapesti një ditë para ndeshjes e cila do të zhvillohet në shtetin hungarez.
“Nuk dua te kthehem që të flasë për ndeshjet e kaluara; ne kemi bërë ndeshje të mira, por mendoj se po na mungon goli. Në çdo rast duhet të veprojmë në bazë të rrethanave në të cilën jemi duke vepruar. Jam i bindur se nesër do të kemi paraqitje shumë të mirë dhe jam i bindur se do të fitojmë”, ka thënë francezi.
Giresse ka thënë se e ka analizuar ndeshjen e fundit të Bjellorusisë.
“Normalisht, e kemi analizuar ndeshjen e fundit të Bjellorusisë. Qëllimi ynë është që nesër ta bëjmë lojën tonë”.