Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut organizoi ditën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Gjatë ditës u mblodhën 40 qese me gjak, veprim ky që tregon kontributin e vërtetë të bërë nga punonjësit e BKT-së. Banka Kombëtare Tregtare shpreson se ky dhurim i gjakut do të ndihmojë në motivimin dhe rritjen e frymës dhe vetëdijes së njerëzve për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe vullnetit për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Ky dhurim i gjakut është pjesë e programit të BKT-së për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës. Misioni ynë është që të jemi afër popullit dhe përveç dhurimit të gjakut të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit, të ofrojmë mbështetje për shkollim, arte, sporte, dhe të tjera.
Aktiviteti i dhurimit të gjakut i organizuar nga BKT pati sukses. Kjo është e dukshme nga entuziazmi i treguar nga punonjësit e Bankës që mbështetën plotësisht aktivitetin. Me shpresën se numri i dhuruesve të gjakut do të rritet, Banka Kombëtare Tregtare ka në plan që këtë ngjarje ta vendosë në kalendarin vjetor të aktiviteteve të kompanisë, me numër edhe më të madh të dhuruesve.