×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet i vdekur një person në trotuar në Malishevë

    Insajderi
    19 January 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

    Rastin për Insjaderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë”, ka thënë Elezaj.

    Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark