×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur para tre ditësh në Istog

    Insajderi
    13 January 2024 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur i vdekur personi i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët para tri ditësh në fshatin Baicë të Istogut.

    Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.

    “Fsh. Baicë, Istog   10.01.2024-20:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull  kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    Zhdukjen e tij e kishte raportuar në Polici vëllai i tij.

    “PERSONA TË ZHDUKUR – Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull  kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, kishte njoftuar Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark