×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjendet e vdekur një grua serbe në lumin Ibër

    Insajderi
    07 July 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në lumin Ibër afër Zhitkovcit

    Pritet që në këtë lokacion të vijnë edhe anëtarë të familjes së saj për të konfirmuar identitetin e saj.

    Njoftimi i plotë:

    Zhytësit e klubit “Trepça” bashkë me Shoqatën për Kërkim Shpëtim gjejnë trupin e pajetë të serbes që ra në Ibër

    Një qytetare e nacionalitetit serb kishte rënë në lumin Ibër dy ditë më parë.

    Klubi i Zhytjes “Trepça” dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim bashkë me Policinë, ekipin e zjarrfikësve dhe vullnetarët serbë kanë kërkuar trupin e viktimës edhe sot.

    E siç njoftojnë burime të “Mitropol” trupi i Jasmina Petroviq, 49 vjeçare nga Zveçani u gjet pak minuta më parë nga ekipet shqiptare.

    Në vendin e ngjarjes doli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili edhe pozoi me ekipet e kërkim-shpëtimit.

    Kjo nuk është hera e parë që klubi “Trepça” dhe klubet e tjera shqiptare bëjnë kërkim-shpëtim të personave të rënë në rrjedhën e lumit Ibër në veri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark