×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjermania reagon pas situatës në Veri, dënon dhunën por edhe kërkon themelimin e Associacionit

    Insajderi
    29 May 2023 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj forcave të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

    Kjo zyrë ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet.

    “Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë”.

    “Ne bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

    Kjo zyrë shton se mbështet plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark