Gjilani ka marrë rezultat të mirë në Luksemburg, duke luajtur baras (2:2) me skuadrën e Progres Niedercorn-it.
Një rezultat i mirë në sfidën e parë të kualifikueseve për Conference League.
Vendasit dy herë avancuan por Gjilani ka treguar formë të mirë duke barazuar rezultatin.
Për Niedercorn shënuan Mayron de Almeida (11’), Omar Natami (62’) dhe për Gjilanin realizoi Arbnor Ramadani (48’ e 66’, të dyja nga penalltia).
Gjilani ka një rezultat të mirë për takimin e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.