×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobiten me 300 euro dy shoferë pasi vozitën me 152 km/h në zonën për 40 km/h

    Insajderi
    30 January 2024 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka gjobitur dy persona, të cilët në zonën e kufizimit me 40 km/h, kanë vozitur me shpejtësi 152 km/h.

    Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë, ku personat janë ndalur nga Njësia e Trafikut gjatë matjes së shpejtësisë me radar.

    Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark