×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata liron nga paraburgimi biznesmenin llapjan që u arrestua në muajin shkurt

    Insajderi
    11 July 2022 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Ferizajt, e ka liruar nga paraburgimi biznesmenin llapjan Muhamet Hasani.

    Hasani ndodhej në paraburgim që nga muaji shkurt kur ishte arrestuar në mesin e shtatë personave lidhur me rastin e 83 kilogrameve të drogës që ishte kapur nga policia në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

    Aksioni i policisë ishte zhvilluar me 23 shkurt të këtij viti, ndërsa droga e kapur ishte e llojit heroinë. Policia pati arrestuar 7 persona, Lorik Tiganin, Onur Vizidik, Muhamet Hasani, Shefket Demi, Faik Krosa, Agim Kadriu, Arslan Asanov.

    Por, prangave të policisë i paten shpëtuar dy persona që ende ndodhen në arrati, Mento Imami e Agim Rexhepi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kryeprokurori Shukri Jashari, në një konferencën për media lidhur me këtë operacion pati deklaruar se droga kishte si destinacion Prishtinën.

    “Destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollës është dyshuar se kanë qenë edhe 32 reflektorë në të cilët kanë qenë të paketuar nga 5 qese të substancave narkotike, gjithesej 160 paketime”, ka treguar Jashari.

    Jashari po ashtu, pati bërë të ditur se në këtë aksion është sekuestruar një kombi, një veturë e gjëra tjera si prova materiale.

    “Me rastin e ndaljes dhe kontrillit të automjetit transportues me targa 34 DRV326 dhe rimorkio me targa 34DSB810, pronë e kompanisë “ALBA trans”, e të cilit ka qenë duke u drejtuar nga Arslan Asanov është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 83.592 gram, e cila substancë ka pasur destinacion Prishtinën dhe ka qenë e fshehur në brendi të 32 reflektorëve”, thuhet në kërkesën prokurorisë për paraburgimin e të arrestuarve.

    Gazetë Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi për rastin dhe personat e arrestuar nga Policia e Kosovës përfshirë edhe biznesmenin Hasani.

    Lidhur me rastin pati reaguar edhe djali i biznesmenit Alb Hasani, e që sipas tij “Disa të pabesë e kanë futur lëndën narkotike në kamionin e firmës së babit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark