×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditet nga vetura një biçiklist në Podujevë

    Insajderi
    04 January 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës, si pasojë ka mbetur i lënduar një biçiklist.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje . Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, tha ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark