×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Gold AG për Naim Murselin: More i paftyrë, ja ke mbyt nanën fëmijëve tu

    Insajderi
    02 December 2023 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar dikë për ta vrarë gruan tij.

    Pas kësaj reperi Gold Ag, ka reaguar me anë të një komenti, ai tha se ky rast është ‘kulmi i kulmit’.

    Reperi e ka quajtur Murselin të paftyrë.

    ” E more i paftyrë. Ndodh njeri prej budallakut me rreh gruan, ndodh edhe me vra, por me pagu me ta vra gruan ky është kulmi i kulmit”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark