Portugalia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Islanda.
Portugezët mposhtën Islandën me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikimeve për Euro 2024.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Portugalia është e para në grup me 12 pikë, dy më shumë se Slovakia.