Skuadra angleze Tottenham e ka shpërndarë ditën e sotme golin e Renaldo Torrajt, i cili më 6 nëntor realizoi ndaj Brajton U18.
E majta e tij shkund rrjetën kundërshtare dhe nuk i jep asnjë shans portierit për të reaguar.
Goli i Torrajt është shpallur më i miri për muajin nëntor, duke marrë kështu shumicën e votave të tifozëve të Totenhemit.
“Goditja e shkëlqyer e Renaldo Torraj kundër Brighton U18 është votuar si goli ynë i muajit nëntor!“, shkruan Tottenham Hotspur në faqen zyrtare.
Torraj është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-17.