×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Greva e minatorëve të “Trepçës”, reagon menaxhmenti

    Insajderi
    25 October 2023 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A., përmes një njoftimi në “Facebook”, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetarit të Sindikatës, Ibrahim Jonuzi, se ka pas komunikim me menaxhmentin dhe se menaxhmeni është shprehur keq për grevën dhe gjendjen e minatorëve.

    Sipas tyre fjalët që ka thënë Januzi kinse menaxhmenti është dashakeq për minatorët, janë shpifje të ulta që nuk përkojnë me sindikalistet e minierës.

    “Menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A., janë shumë të shqetësuar për situatën e krijuar në minierën e Stantergut, për sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve andaj është duke punuar gjatë gjithë kohës për tejkalimin sa me të lehtë të kësaj situate

    “Menaxhmenti konsideron se kjo greve duhet të ndërpritet menjëherë për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve”, thuhet në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark