Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi pas ndeshjes për ”SuperSport” deklaroi se i vjen keq për humbjen pasi e kishin në duar fitoren, shkruan Insajderi.
Mesfushori i Ballkanit Nazmi Gripshi pas ndeshjes ka thënë se i vjen keq që ishin dy herë në epërsi dhe nuk arritën ta mbajnë duke pësuar dy gola shumë të lehtë.
“Kemi pasur një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtarit të fortë. Shënuam dy gola por nuk arritëm dhe pësuam humbje. Më vjen keq që ishim dy herë në avantazh dhe pësuam dy gola të lehtë, ne duhet të jemi më të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes. Pra të shënojmë dhe mos të pësojmë lehtë”, deklaroi Gripshi, transmeton Insajderi.