×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Haaland dhe Mbappe do të donin të luanin në “Bernabeun” e ri”

    Insajderi
    24 December 2021 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reali i Madridit është shpallur kampion i dimrit në Spanjë dhe Carlo Ancelotti nuk e fsheh gëzimin e tij. Në një intervistë të dhënë për “As” trajneri ka folur për skuadrën dhe për lojtarët në veçanti.

    “Çfarë mendoj për Bernabeun e ri? Dua që të jem aty në pankinë, në ditën që do të inaugurohet stadiumi. Mbappé, Haaland dhe më të mirët do të donin që të luanin në këtë stadium. E ardhmja e kësaj skuadre është shkruar që tani.

    Nuk e di se çfarë do të bëjnë lojtarët dhe të shpresojmë që trajneri të jetë ky që është sot. E ardhmja e Realit do të jetë e ndritur me skuadrën aktuale dhe të rinjtë që do të vijnë. Nuk ka dyshime që Reali i Madridit do të jetë në maja për shumë kohë”, ka thënë tekniku italian.

    “Modric kujdeset shumë për veten. Futbollistët aktualë, edhe pse ka më shumë ndeshje, mund të luajnë më gjatë. Lojtarët që arrijnë moshën e Modric, Cristiano Ronaldo apo Ibrahimovic kanë shumë merita, pasi kanë qenë shumë profesionistë.

    Edhe Kroos dhe Benzema mund të luajnë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare. Kroos me Modric dhe Casemiro formojnë mesfushën më të fortë në botë. Kanë eksperiencë dhe kur luajnë bashkë nuk kanë të krahasuar”, ka thënë Ancelotti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark