×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi shpallë “pavarësinë” nga Kurti: Tani e tutje deputet i pavarur

    Insajderi
    02 March 2023 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti, Haki Abazi të martën njoftoj se i ka ndarë përfundimisht rrugët me kryeministrin Albin Kurti.

    Abazi kishte thënë se Kurti në Bruksel është dakorduar me një marrëveshje në Bruksel e cila konzervon rolin e Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe të cilat sipas tij “e fundosin Kosovën”.

    Sipas tij Kurti është “vazhdimësia e së kaluarës” dhe jo ndryshimi.

    “Dmth z. Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi. Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tyten e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa.”, ka shkruar Abazi.

    Por si do ta vazhdoj angazhimin e tij Abazi?

    Haki Abazi më nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të VV-së. Ai për Gazetën Insajderi ka treguar se nga tani do të jetë deputet i pavarur.

    “Po nga tutje do të jem deputet i pavarur”, tha Abazi.

    Kujtojmë se të enjten e 16 shkurtit, deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka akuzuar partinë e tij se ka dorë në zhdukjen e mostrat të Astrit Deharit. Madje theksoi se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Dehari.

    Abazi madje kërkoi që prokuroria ta intervistojë kryeministrin, Albin Kurti, ministren Albulena Haxhiu e të tjerët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark