×
Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Bizneset vendore janë garancë e potencialit të madh që Kosova e ka

Insajderi
09 February 2021 - 16:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdoi vizitën e tij drejtë Suharekës, ai atje vizioti një grup fermerësh dhe një fabrikë mobiljesh.

Haradinaj tha se Kosova ka potendial të madh zhvillimi dhe garancë për këtë janë bizneset vendore, punën e të cilave Haradinaj po e përcjellë nga afër.

‘Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobiljeve “Te Naseri”. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi’, shkroi Haradinaj në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark