×
Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Do kandidoj vetëm për president, jo ministër, do propozoj bashkimin me Shqipërinë

Insajderi
08 February 2021 - 22:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se ata që do të qeverisin pas këtyre zgjedhjeve nuk do ta kenë të lehtë sepse Kosova ka shumë sfida.

Ai shtoi se nëse do të udhëheqë vendin si president, do të ndihmojë qeverinë në punën e vendit dhe do të mbaj një referendum për union me Shqipërinë.

Haradinaj: Është e logjikshme që pas një farë kohe të ndryshojë lidershipi politik dhe besoj se kjo po ndodh, gjë që është normale. Sigurisht ata që do të qeverisin pas këtyre zgjedhjeve nuk do ta kenë të lehtë sepse Kosova ka shumë sfida. Po ashtu edhe pandemia e ka shkatërruar ekonominë.

Unë kam kandiduar vetëm për president dhe nuk mendoj të marr një punë tjetër. Duke qenë se kam qenë kryetar qeverie nuk mund të them se do të bëj punën e ministrave. Nëse do të kem privilegjin dhe nderin të udhëheq vendin tim si president, do të ndihmoj qeverinë në punën e vendit dhe do të mbaj një referendum për unionin me Shqipërinë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark