Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nisur ditën duke publikuar një fotografi me nënën e tij.
Pak minuta më parë, Haradinaj ka publikuar foto me nënën e tij në profilin zyrtar në Facebook.
Ai ka shkruar vetëm “Mirëmëngjesi”, karshi fotos.
Përndryshe, Haradinaj edhe më herët në një emision televiziv pati treguar se kafen e mëngjesit e pin me nënën.
“E kam një maqinë të vogël ekspres, me atë, për nanën dy herë sepse i duhet kafe më e lehtë. Çdo mëngjes e pimë bashkë, edhe sot njësoj. Unë nanën e du se e kam nanë, na ka rrit atëherë 7 vllazën e tri motra, dihet se s’ka qenë lehtë, e ka pas jetën bukur të fshtirë se iu vranë tre djem, e pastaj edhe nipi e sfidat e jetës”, pati thënë Haradinaj.