Kandidati për president, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë një rritje të madhe të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai në Debat të RTK-së sondazhet e partive tjera për një rezultat jo të mirë për AAK në zgjedhje i ka quajtur axhamillëk.
“AAK ka rritje të votës në të gjithë vendin”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se partia që ai drejton do të marrë më shumë se 100 mijë vota më 14 shkurt.
Ndryshe, AAK në zgjedhjet parlamentare garon si subjekt i vetëm politik.