×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj komenton idenë e Agim Bahtirit për “bashkimin e Mitrovicës”

    Insajderi
    24 December 2018 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Peticionit dhe iniciativës së Agim Bahtirit për “bashkimin e Mitrovicës”, i është përgjigjur edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

    Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se kjo ide është joserioze, transmeton Insajderi.

    “S’kemi pas nevojë me e nda që me bashku tash prapë. Po më duket pak si jo serioze ajo që po ndodhë atje. Sipas pamjes sime nuk ka seriozitet, ne të njëjtit njerëz jemi, nuk është dashtë të ndahet fare. Ne jemi të njëjtit njerëz dhe me thënë që e bashkojmë në të njëjtit kjo nuk është e serioze. Na jem të njëjtit njerëz, edhe unë edhe Z. Thaçi edhe Z. Bahtiri e bahtirat e tjerë ajo nën ne është ndarë e me thonë që ne e bashkojmë po më duket jo serioze”, tha kryeministri Haradinaj.

    Sot në Mitrovicë ka nisur edhe një peticion për bashkimin e kësaj komune.

    Ndryshe kujtojmë se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ia ka refuzuar kërkesën Bahtirit që këtë ide t’ia përcjellë qeverisë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark