09:49 - 02 Mars 2023

Sot, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se Kuvendi i Lëzhës, i cila sot shënon  përvjetori e 579-të, ka qenë vendi ku janë vendosur bazat e ndërgjegjjës kombëtare.

“Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në Kuvendin e Lezhës, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare. Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në kohë të vështira, për një përpjekje më të madhe.

Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë Kuvend, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.

Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij.