Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përkrahet masivisht nga qytetarët e Kosovës për fitoren me 14 shkurt.
Në Jabllanicë të Madhe dhe të Vogël, ka qëndruar Daut Haradinaj, i cili është shprehur i lumtur me përkrahjen e madhe që po marrin.
Haradinaj i cili është kandidat për deputet, tha se ajo trevë i ka rezistuar plotë një shekull dhe ka qenë strehë e UÇK-së nga themelimi deri në fitore.
“Sonte pata kënaqësinë që në takime të ndara të takoj qytetarë të shumtë të Jabllanicës së Madhe dhe të Vogël. Kjo trevë ka rezistuar plot një shekull dhe ishte strehë e UÇK-së që nga themelimi i saj e deri në fitoren e madhe të majit 1999”.
“Të gjithë të rreshtuar pro AAK-së për fitoren e Forcës së Kosovës më 14 shkurt! #ForcaeKosoves135”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Insajderi.org