Ramush Haradinaj u ka premtuar qytetarëve të Rahovecit se do t’i kryej punët në mënyrën me të mirë si president i vendit.
Kreu i AAK-së i cili në këto zgjedhje hyn si kandidat për president, ka thënë se do të jetë sigurim i ekuilibrit të pushteteve dhe mbështetës në reformat e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm.
“Faleminderit Rahovec! Sigurimi i ekuilibrit të pushteteve, mbështetja e qeverisë në reforma të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm dhe mirëqenien e qytetarëve, do të jetë detyrë e imja që do e kryej me përgjegjësi e përkushtim të plotë, si President i ardhshëm i Kosovës. #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. Insajderi.org