×
Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Nuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit

Insajderi
08 February 2021 - 22:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se nuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit.

Haradinaj, në një emision në OraNews, shtoi se nuk ka dy interesa shqiptarë, por vetëm një interes.

Haradinaj: Ne e duam Shqipërinë dhe do të ishte nder që të përfaqësoheshim nga Shqipëria dhe të jemi bashkë, dhe nuk ka rëndësi se kush është kryeministër sot apo nesër. Asnjë energji kundërshtues e nuk vjen se Shqipëria ka rol, sepse ne kemi nevojë për atë rol të Shqipërisë, se fuqia e saj është edhe e jona.

Por këtu kemi të bëjmë me një plan kundër interesave të shqiptarëve dhe të humbet ajo që është arritur me aq dhimbje. Nuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit. Nuk ka dy interesa shqiptarë, por vetëm një interes.

Kosovë është edhe fitore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. E vetmja e arritur pas 100 vitesh është Kosova e pavarur. Imagjino kur e hap këtë të arritur për interesa të Serbisë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark