×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj për dënimin e Lekajt: Pali s’e ka marrë asnjë cent për veten

    Insajderi
    07 February 2024 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Pal Lekaj nuk e ka marrë asnjë cent për rastin e pagesës prej 53 milionë ndaj “Bechtel&Enkas” për autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Haradinaj tha se Kosova e ka kontraktuar kompaninë “Bechtel&Enka” para se ai të vinte në pushtet, teksa shtoi se Kosova i kishte para borxh për autostradën.

    Tutje, ai tha se është një keqkuptim i gjykatës dhe shkalla tjetër e gjyqësisë do ta sqarojë këtë.

    Unë besoj që është një keqkuptim, është keqkuptu çështja e të vërtetës dhe shpresoj që shkalla tjetër e sqaron. Tash iu sqaroj marrëdhënia e Kosovës me “Bechtel&Enka”, një operator që ka qenë i kontraktun para ardhjes sime në pushtet që Kosova ia kishte paret broxh me ndërtu rrugën për Shkup, nuk ka mundur me u ndryshu kjo marrëdhënie. Psh Lekaj nuk ka marrë asnjë cent për vete”, ka thënë Haradinaj në T7.

    Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn me 3 vite e 8 muaj burgim për rastin e pagesës prej 53 milionë ndaj “Bechtel&Enkas” për autostradën “Arbën Xhafer”

    Sipas aktgjykimit, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj burgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark