Kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar edhe njëherë presidentin e SHBA-së Bidenin duke thënë se letra e tij karshi presidentit Vuqiq është diçka e mrekullshme, përcjell Periskopi.
Haradinaj thotë se ardhja e tij në pushtet tregon se Biden nuk po humb kohë, dhe se ka ardhur koha të shkojmë me diçka konkrete rreth këtij procesi.
“Jam falënderues presidentit Biden, dhe të gjithë popullit amerikan për mbështetjen, po hetohet që ka ardhur koha me shku me diçka më konkret, shihet që nuk do të humbë kohë, kjo është diçka e mrekulleshme e kemi Bidenin të cilin e njeh mirë Kosovën dhe këtë proceses”, tha Haradinaj në televizionin publik