Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ish-shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, ka takuar anëtarët e ARK-së në Pejë.
Haradinaj ka njoftuar se këtë vizitë e ka bërë sot bashkë me kryetarin e degës dhe kandidatin për deputet, Ali Berisha dhe kryetarin e rinisë së Aleancës në Pejë, Doanin.
“Sot bashkë me kryetarin e degës dhe kandidatin për deputet, Dr. Ali Berisha dhe kryetarin e rinisë së Aleancës në Pejë, Doanin takuam disa nga anëtarët e ARK-së në këtë qytet. Bashkëbisedimi me të rinjtë si Doani, Negrita, Fitorja, Flaka, Katarina, Flamuri, Egzoni dhe Graniti është gjithmonë frymëzues për ne!”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.