×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu iu reagon Konjufcës dhe Albulena Haxhiut: Pjesëmarrja në fushatë elektorale në “Ditë Zie” keqpërdorim i detyrës zyrtare

    Insajderi
    18 April 2024 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, përmes një reagimi në profilin e tij, ka kërkuar që të japin dorëheqje ose shkarkim të gjithë zyrtarët shtetërorë të Kosovës të cilët në “Ditë Zie” morën pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut.

    Reagimi i Haxhiut ka ardhur pas dje zyrtarisht ishte ditë zie, pas vrasjes makabre të Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj, dje në qendër të Pejës. Por, kjo si kishte bërë përshtypje fare kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Konjufca dje kishte shkuar në Maqedoninë e Veriut për t’u përzier në fushatën parazgjedhore që po mbahet atje. Me veturë zyrtare, me truproja e i buzëqeshur, ai ka shëtitur bashkë me kandidatët e koalicionit ‘VLEN’ nëpër qytetet e Maqedonisë së Veriut. Përtej kësaj, ai ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve në Likovë

    Haxhiu ka shkruar se pjesëmarrja e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut në fushatë elektorale në Maqedoninë e Veriut me vetura zyrtare, është keqpërdorim i detyrës zyrtare.

    “Pjesamarrja e Glauk Konjufces dhe Albulena Haxhiut ne fushatë elektorale në Maqedonin e Veriut me vetura zyrtare te Kuvendit te Kosovës dhe Ministrisë se Drejtësisë përveç që është jo etike, është keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe abuzim me buxhetin e qytetarëve të Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark