Kandidati për deputet Bekim Haxhiu, tha se programi i PDK-së i rimëkëmbjes së Kosovës parasheh rritje të sigurisë dhe të investimeve deri në pjesën veriore të Kosovës.
Në vijim postimi i tij i plotë:
Sot pas takimit me qytetarët në Vinarc të Mitrovicës, vazhdova për në fshatin Vidimriç dhe në lagjet e veriut në të cilat është rikthyer jeta pas vitit 2008 pas investimeve që Partia Demokratike i ka bërë në këtë pjesë.
Me PDK-në në Qeveri kufiri i Kosovës do të jetë në pikat 1 e 31 dhe do të vazhdojmë investimet deri në Jarinje dhe Bërnjak. Programi i PDK-së i rimëkëmbjes së Kosovës parasheh rritje të sigurisë dhe të investimeve deri në pjesën më veriore të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet shpresa e vetme për Rimëkëmbjen e shtetit.
Qytetarët duke e parë joseriozitetin e qeverive të fundit po kërkojnë që të kthehet PDK fuqishëm e të vazhdojë punën në realizimin e projekteve te mëdha.
Ky mobilizim është mbështetje për udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë.
#PDK 134
#EnverHoxhaj 1
#BekimHaxhiu 109
#Rimëkëmbje