×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti: Në tri vitet e fundit buxheti i shtetit është përkeqësuar në mënyrë të paprecedent

    Insajderi
    20 February 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish- kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se në tri vitet e fundit buxheti i vendit është përkeqësuar në mënyrë të paprecedent.

    Sipas tij, një shumë trefish më e madhe është shpenzuar në subvencione dhe transfere krahasuar me sektorët e tjerë.

    “Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim. As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim”, ka shkruar ai.

    Në deklaratën e tij në Facebook, Hoti ka bërë një krahasim midis shpenzimeve kapitale të qeverisë Mustafa dhe qeverisë aktuale.

    Ai ka theksuar se në kohën e tij, 20 për qind e buxhetit ishte dedikuar për shpenzime kapitale në nivel qendror, ndërsa aktualisht kjo shifër ka rënë në 12 për qind.

    Ky është shkrimi i tij i plotë:

    Përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit në tri vitet e fundit: Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë.

    Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim. As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim.

    Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror).

    Për më tepër, në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror. Ndërkaq, në Qeverinë aktuale, shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark